Most Viewed

Categories

Në Ulqin nënshkruhet marrveshja për rikonstruimin e sallës së kinemasë

Nënshkruhet marëveshja për rikonstruimin e ish sallës së kinemasë
Marëveshja u nënshkrua nga Ministri i kulturës Aleksandar Bogdanoviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.
Ish salla e kinemasë në Ulqin, me projekt do të shëndrrohet në një objekt bashkohorë multifunksional me pjesën qëndrore sallën e kinemasë. Hapsira e objektit do të jetë 617 metra katrorë dhe në kuadër të saj planifikohen të gjitha përmbajtjet e duhura bashkohore. Vlera e përgjithshme e investimit do të jetë 1.337.843 euro. Mjetet në masën 70 % do të sigurohen nga Qeveria e Malit të Zi dhe pjesën e mbetur do ta sigurojë Komuna. Pas shumë vitesh pritje, më në fund ka ardhur koha që në ish sallën e kinemasë në qendër të qytetit të ngrihet një objekt modern që do të ketë funskion shumëdimensional. Ajo që është për tu përshëndetur është fakti që çdo gjë do të mbesë në katet e ish objektit ekzistues, i cili është dëmtuar nga dhëmbi i kohës.

Forgot Password