Gjylie Pelinku është një artiste ulqinake e cila po merr shumë vëmendje me zërin e saj. Asaj i është dhënë rasti të performojë këngët e saj në shumë qendra brenda dhe jashtë, dhe çdoherë është vlerësuar dhe pëlqyer veçmas për potencialin e zërit. Në repertorin e kësaj këngëtareje lirike vend të veçantë zënë dhe këngët e vendlindjes. Për mua shprehet ajo ne emisionin “Zëra dhe gjurmë” vendlindja është gjëja më e shtrenjtë! Vendi ku u linda e u rrita, ku mora mësimet e fëmijërisë. Aty u formova dhe, hodha hapat e parë dhe nisa rrugën e jetës. Ulqini është vend i bekuar është lavdia e të parëve, është dritë për pasardhësit të cilit unë do ti këndoj me dëshirë përherë që me jepet rasti shprehet Gjylije Pelinku.