Sot në Mal të Zi , mbahen zgjedhjet parlamentare në të cilat marrin pjesë gjashtë koalicione dhe pesë parti politike. Vendvotimet janë hapur ne ora 07:00 e do te mbyllen ne orën 20:00. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 540.026 zgjedhës. Zgjedhjet parlamentare në 1.217 vendvotime do të mbikqyren nga 2.089 vëzhgues, nga te cilët 265 janë të huaj. Përndryshe këto janë zgjedhjet e 11-ta nga vënia e sistemit shumë partiak në Mal të Zi e të pestat nga ripërtëritja e shtetësisë . Përveç zgjedhjeve parlamentare, në Budvë, Kotor, Tivat, Andrijevice dhe në Gusinje, mbahen dhe zgjedhjet lokale.