Most Viewed

Categories

Emisioni ” Zëra dhe Gjurmë” – sot e enjte 3 shtator

Ulqini është vend ideal për zhvillimin e sporteve të ndryshme. I ftuari në emisionin tonë “Zëra dhe gjurmë”, prof. Rrok Lulgjuraj thotë se sporti përveç dobive në shëndet, ndihmon edhe në jetën sociale dhe në zgjerimin e shoqërisë, prandaj preferohet sidomos për të rinjtë, sepse ndikon pozitivisht në zhvillimin e aftësive komunikuese.
Sporti mëson gjithashtu edhe rëndësinë e marrjes së përgjegjësive, rolin e bashkëpunimit (punën në grup), pranimin e fajit, përkrahjen, dhe diciplinën për ti realizuar qëllimet e përcaktuara; një mësim i ngjashëm me jetën në përgjithësi nënvizon profesori shumëvjeçar në qendrën shkollore dhe trajner prej disa vitesh i klubit futbollistik të qytetit tonë. Parimet themelore mbi të cilat zhvillohet sporti sipas tij janë respekti dhe sinqeriteti. Sporti mëson një respekt të dyfishtë ,së pari në respektimin e rregullave, dhe së dyti në respektimin e kundërshtarit, sepse edhe vet sjelljet e kundërta dënohen. Të rinjtë nënvizon Lulgjuraj priren të marrin shembull nga idhujt e tyre ,prandaj edhe shikimi i sportit deri në një masë mund të ndikoj në rritjen e dëshirës për pjesëmarrje në sport.

Forgot Password