Egzona Salaj është këngëtare e re por e njohur në Ulqin. Që në moshë fare të vogël babai I saj Gëzim Salaj i cili është këngëtar dallon talentin e saj për muzikë. Që e vogël është marrë me aktivitete. Shkollën e mesme të muzikës e vazhdoi në Shkodër në shkollën “Prenkë Jakova” për kanto. Egzona ka marrë pjesë në shumë koncerte e festivale si për muzikën klasike ashtu edhe për muzikën tradicionale dhe te lehtë. Gjatë viteve qe kaloi ne shkollën e mesme në Shkodër u angazhua në koncerte të ndryshme ne Teatrin Migjeni po ashtu edhe ne Ahengun Shkodran. Në Vitin 2015 ajo mori pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër ku fitoj çmimin “Këngëtarja më e mirë e Festivalit”. Ka kënduar në: Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, Greqi, Austri, Gjermani dhe në Amerikë. Në vitin 2016 mori pjesë në “Fest der Kulturen” në Salzburg të Austrisë ku nderohet me mirënjohje me motivacionin: “Për pjesëmarrje dhe për kontribut te dhëne në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës burimore shqiptare me zërin e saj të shkëlqyer”. Në Amerikë ka qenë e ftuar nga Shoqata e Shqiptarëve në New York të këndoj për festën e Flamurit. Ajo gjithashtu ka fituar mirënjohje nga Bashkia e Ulqinit me motivacion: “Për merita të veçanta në interpretimin e muzikës tradicionale. Egzona është Soprano dhe aktualisht studion në Tiranë në Universitetin e Arteve në degën e Kantos. Ndiqni intervistën sot e enjte me 24 shtator në ora 18:05 në Fm 93.9. Ritransmetim – e premte ora 12:05.