Most Viewed

Categories

Emisioni ” Zëra dhe Gjurmë” sot e enjte 29 tetor 2020

Prej shekujsh ullirit i janë vendosur epitete domethënëse. E kanë quajtur “Pema Magjike”, “Pema e Dashurisë”, “Pema e Ripërtëritjes së jetës”, apo edhe të tjera emërtime vlerësuese nga vetë njeriu. I ftuari ynë i emisionit “Zëra dhe Gjurmë” Bekim Basha thotë se ulliri në Ulqin ka qenë përherë burim ekzistence. Nga lashtësia e deri në ditët tona vijnë të gjalla faktet e mënyrës së përpunimit të nxjerrjes së vajit. Ndër ne ka pasur mjeshtra të krasitjes, plehërimit dhe mirëmbajtjes së ullirit. Kjo traditë është përcjellë edhe tek gjeneratat e reja. Mbetet detyrë dhe obligim i të gjithëve që të kujdesemi dhe më shumë për ullishtën dhe ta ruajmë këtë pasuri që na i kanë lënë trashëgim të parët tanë.
Ndiqni emsionin, sot në ora 18:05 në Fm 93.9

Forgot Password