Në emisionin “ Zëra dhe Gjurmë” sot do të sjellim intervistën me drejtorin e shkollës Mark Nuculloviq në Shtoj prof. Dul Asllanin. Si çdo shkollë edhe shkolla jonë ka një rrugë të gjatë, të bukur, të mundimshme siç është dhe rruga e dijes, thotë drejtori i shkollës. Ai shpreh mirënjohje për kolektivin e shkollës që kontribuan ndër vite. Ata kanë meritë që gjatë viteve me punën e tyre kanë nxjerrë breza që kanë bërë histori. Ka pasur vështirësi, thotë bashkëbiseduesi ynë, ka pasur pengesa, është kërkuar shumë punë e përkushtim, pasion, por edhe gjithmonë përpara për ta bërë shkollën tonë një institucion sa më prestigjioz.
Ndiqni emisionin , sot e enjte 12 nëntor në ora 18:00 dhe në internet