Most Viewed

Categories

Aktualitete 27.11.2020

*** I mandatuari për formimin e Qeverisë së Malit të Zi Zdravko Krivokapiq sot do të bëjë prezantimin përfundimtarë të përbërjes së qeverise. Është paraparë që propozimi i përbërjes së qeverisë së 42- të bëhet në konferencën me gazetarë. Në fakt vetë i mandatuari me herët paralajmëroi se përbërja e qeverisë do të behet ditën e premte, duke respektuar afatin tri dite para fillimit të seancës së parlamentit, ku do ti ofroje përbërjes së qeverisë dhe ekspozeun e tij.

*** Sipas burimeve mirë të informuara tani janë të njohur dhe emrat që do të mbulojnë postet më të rëndësishëm ne qeveri, atë të mbrojtjes dhe ministrisë e brendshme. Thuhet se ekonomisti i diplomuar dhe pronari i kompanisë Cerovo nga Tivari Goran Đurović, është kandidat për ministër të mbrojtjes ndërsa avokati Sergej Sekulloviq do të mbulojë ministrinë e brendshme. Më herët është thënë se kandidat për ministër të shëndetësisë do te jetë Jelena Borovinić Bojović, ministrinë e arsimit, shkencës kulturës dhe sportit do ta mbuloje Vesna Bratić, atë të punëve të jashtme Đorđe Radulović. Kandidat për ministër i administratës publike, shoqërisë digjitale dhe mediave do të jetë Tamara Srzentić, ministrinë e ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit do ta mbuloje Ratko Mitrović, atë të zhvillimit ekonomik Jakov Milatović, ndërsa investimet kapitale Mladen Bojanić. Ne krye te ministrisë se bujqësisë do të jetë Aleksandar Stijović, drejtësisë , dhe të drejtave të pakicave dhe të njeriut Vladimir Leposavić, ndërsa resorin e financave dhe përkujdesjes sociale do ta udhëheqë Milojko Spajić. Qeveria e re do të ketë 12 ministra.

*** Drejtoria e policisë rikujton qytetaret me urdhëresën që ka te bëjë me aplikimin e masave të përkohshme për pengimin e përhapjes se koronavirusit ku është parapare ndalimi qarkullimit i automjeteve nga një qytet në tjetrin dhe atë nga sot ne ora 19:00 deri ne orën 05:00 të ditës së hënë. I behet apel te gjithë pjesëmarrësve ne komunikacion që obligimet e tyre t’i kryejnë me profesionalizëm dhe t’i përshtaten kushteve te reja dhe në komunikim me policinë të kontribuojnë që masat të respektohen ashtu siç janë parapare.

Radio Elita 93.9 fm

Forgot Password