Most Viewed

Categories

Aktualitete 30.11.2020

*** Serbia e ka tërhequr vendimin për të dëbuar ambasadorin e Malit të Zi. Një ditë më parë, Mali i Zi dhe Serbia kishin vendosur të dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq njoftoi për vendimin më 29 nëntor pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe pas konsultimeve me serbët e Malit të Zi. “Ne kemi vendosur që Serbia në mënyrë të njëanshme të tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit të Malit të Zi. Raportet e mira me Malin e Zi janë mbi të gjitha më të rëndësishmet për ne”, tha ajo .Ndërkohe në një mesazh në Twitter, Komisionari Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi mirëpriti vendimin e Serbisë dhe i bëri thirrje Malit të Zi të bëjë të njëjtën gjë. “Respekti për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal janë themeli i zgjerimit të BE dhe procesit të stabilizimit dhe asocimit”, shkroi Varhelji.

*** Qeveria në largim e Malit të Zi ka shpallur ambasadorin e Serbisë person të padëshiruar (non grata) dhe i ka kërkuar që të largohet nga shteti. Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka cituar “ndërhyrjet e vazhdueshme në çështjet e brendshme të Malit të Zi” si arsye për marrje të këtij vendimi. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme është thënë se ambasadori serb, Vladimir Bozhoviq “ka treguar jo respekt direkt” për Malin e Zi, duke e përshkruar vendimin e vitit 1918 për t’iu bashkuar atëbotë Mbretërisë së dominuar nga Serbia si akt “të çlirimit” dhe “vullnetit të lirë” nga malazezët.

*** Ekspertët thonë se Vaksinat për COVID-19 po vijnë, por masat parandaluese janë ende përparësore . Ata prerazi thonë se masat paraprake kundër përhapjes së virusit para asaj kohe, mund të jetë me pasoja katastrofike.
Sipas drejtorit te Institutit për shëndetin publik Boban Mugosha rënija e numrit të prekurve me koronavirus varet nga respektimi i masave dhe për këtë jemi përgjegjës te gjithë. Mugosha pranon që është shënuar një rënie e lehte, por ende shifrat janë tejet të larta. Ne nuk i respektojmë masat, ka qene i prerë Mugosha. Kemi në dispozicion inçizime nga restorante, kafiteri dhe bare ku shihet qartë që masat nuk respektohen dhe me të drejtë pyetemi se ç’duhet bërë. Sistemi shëndetësorë sipas tij është i mbingarkuar, por megjithatë ende mbahet. Mugosha është i mendimit që nëse numri i të prekurve me koronavirus nuk bie, duhet shkuar në mbylljen totale, ashtu si në valën e parë të përhapjes së pandemisë.

*** Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq ka thënë se Komuna viteve të fundit ballafaqohet me probleme te mëdha financiare, por megjithatë nga viti 2018 i ardhjes së tij në krye të komunës ia kemi dalë mbanë që të kryejmë një mori obligimesh dhe në këtë kohe pandemie të vëmë ne lëvizje dhe investime kapitale ka thënë Nrekiq. Duke iu referuar të dhënave të numrit një, Komuna ia ka dale mbanë të paguajë 12,5 milion euro borxhe të akumuluara ndër vite duke përfshirë këtu dhe bllokadën prej 6,5 milion eurosh. Kjo shumë është e barabarte me buxhetin e komunës ka nënvizuar ai.

*** Ka ditëm jave dhe muaj që dëgjojmë lajme të hidhura, për persona që ndahen nga jeta si pasoje e koronavirusit, për të tjerë që janë në gjendje të rënde kritike, për ata që janë në respirator dhe të ngjashme me këtë. Për fat të keq njoftohemi se një qytetar tjetër i yni i diagnostikuar me covid-19 ka humbur betejën me këtë virus të pamëshirshëm. Është fjala për –Muharrem Lemo Mollabeqirin personin e njohur nga të gjithë, personin e dashur dhe të respektuar. Ai ishte intelektual dhe rrjedh nga një familje e vjetër dhe me tradita ulqinake e shquar për bujari dhe patriotizëm. Ne një ambient të tille u rrit dhe u edukua intelektuali, afaristi i njohur dhe humanisti Muharrem – Lemo Mollabeqiri i cili do ti mungoje në radhë të parë familjes, të afërmve, shoqërisë dhe Ulqinit tonë. Duke i shprehur ngushëllime familjes, tërheqim vëmendjen që të gjithë të kujdesemi maksimalisht në respektimin e masave për parandalimin e Covid- 19.

Forgot Password