*** Kryeministri Dushko Markoviq i është drejtuar administratës në qeveri me rastin e përfundimit te mandatit të tij dhe është fokusuar në rezultatet arritura në periudhën katër vjeçare. Sipas tij qeveria e 41-të të cilën e ka udhëhequr ai në një kohe tepër të vështirë, të komplikuar në procesin shoqëror, ekonomik dhe politik, ka arritur rezultate në shumë fusha, veçmas në atë ekonomike dhe planin e zhvillimit, por dhe në planin e integrimit dhe vendin që zë Mali i Zi në botë. Ky sukses nuk ka mundur te arrihet vetë, por siç tha ai, është arritur duke iu falënderuar administratës, kontributit të secilit dhe angazhimit me përgjegjësi.
*** I mandatuari për formimin e qeverisë Zdravko Krivokapiq nesër do te bëjë prezantimin e ministrave dhe programin e punës së qeverisë së tij. I mandatuari thotë se qeveria do të bazohet në shtatë shtylla dhe se Malin e Zi për katër vite e sheh të ngjashëm me Luksenburgun. Ne listën e prioriteteve të tij janë liritë fetare, mediat e lira, kultivimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore me vendet e rajonit, prodhimi i ushqimit etj. I mandatuari për formimin e qeverisë thotë se realizimi i detyrave nuk do te jete i lehtë dhe svidat që na presin kërkojnë angazhimin e gjithë shoqërisë.
*** Sipas ndihmësdrejtorit të Institutit për shëndetin publik Senad Begiq, ne Mal të Zi gjithsej janë duke u hospitalizuar 370 pacientë me Covid 19, prej tyre në qendrën klinike spitalore 87 ndërkohe që 31 tha ai janë ne gjendje të rëndë për jetën. Begiq tha po ashtu se në spitalin e Tivarit shërbime u ofrohen 52 pacienteve, në Berane 40 persona janë të shtruar në spital, në Nikshiq 69, në Brezovik 38, Plevle 23, Bijello Pole 29, Kotor 14, Cetinje 8 dhe në spitalin Kodra 10 pacientë.
*** Kompania Moderna njoftoi dje se ka kërkuar autorizim emergjent në SHBA për vaksinën e saj kundër COVID-19, pasi rezultatet nga një studim në shkallë të gjerë treguan sukses prej 94.1% kundër sëmundjes, pa shqetësime serioze për efekte anësore. Administrata amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet tha se një komision këshillimor do të mblidhet për të diskutuar kërkesën më 17 dhjetor, duke e bërë vaksinën kandidate të Modernës kandidaten e dytë me sukses të lartë që do të merrte miratim nga autoritetet amerikane me premtimin për të filluar fazat e para të vaksinimit brenda vitit 2020
*** Duke filluar nga sot në Qendrën për diagnostikim radiologjik të Qendrës Klinike Spitalore të Malit te Zi do të bëhen kontrollet e caktuara radiologjike. Kjo nisëm merret, meqë ditëve te fundit vërehet një rënie e lehtë e numrit të infektuarve me koronavirus.
Në Shtëpinë e shëndetit në Tuz, është hapur qendra e testeve për COVID-19.Qendra Covid në Tuz, do te punojnë çdo ditë nga ora 9:00 deri në ora 17:00. Aty, do të bëhet edhe marrja e mostrave ndaj Ag Covid 19. Ndërsa qytetaret, me simptoma infektuese nga virusi Covid 19, mund të flasin me mjekun e zgjedhur dhe të marrin informacionet e nevojshme në numrin e telefonit 067- 085-935.