*** Pas ditëve dhe javëve të ngrohta dhe plot diell, sot filluan reshje të dendura të shiut. Përndryshe shërbimi evropian Kopernikus për ndryshimet klimaterike thotë se nëntori i këtij viti ka qenë muaji më i ngrohtë i regjistruar në planet ndonjëherë. Kopernikus të dhënat i bëri publike sot në vigjilje të marrëveshjes së Parisit për klimën.
*** Sot fillon punimet Mbledhja e parë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Ulqinit. Minutat e parë të mbledhjes do ti dedikohen viktimave të pandemisë Covid -19 dhe këshilltarit Dritan Alaj që u nda nga jeta si pasojë e koronavirusit. Më pas këshilltaret do të marrin në shqyrtim 10 pikë të rendit të ditës. Ndërkohe para fillimit të mbledhjes u tubuan dhe këshillat e kuvendit për ti dhëne dorën e fundit pikave që kërkojnë shqyrtimin e tyre.
*** Kryeministri ne largim Dushko Markoviq sot në mëngjes priti në kabinetin e tij Kryeministrin e ri të Qeverisë së Malit të Zi Zdravko Krivokapiq dhe i dorëzoi simbolikisht detyrën e re. Markoviq shprehu bindjen se Qeveria e re do të punojë në interes të Malit të Zi dhe qytetareve të tij. Me herët Krivokapiq dhe ministrat e kabinetit kanë mbërritur në pune me taksi .
*** Merret vesh se hotelieret në Podgoricë nuk mendojnë që të organizojnë tubime për festën e Vitit të Ri, pasi për këtë siç thonë nuk ekzistojnë kushte dhe se tubime të këtij lloji do të ishin kontra produktive për shkak të masave për pengimin e koronavirusit. Mbetet që festat e fund vitit të priten në gjirin familjar. Ndërkohe që autoritetet qeveritare kanë paralajmëruar shumë shpejt masa të reja për pengimin e koronavirusit.
Prokurori kryesor special Milivoje Katniq, citohet të ketë thënë se do të hulumtojë a ka pasur tentative të korrupsionit politik ne rastin e liderit te lëvizjes qytetare Ura dhe nënkryetarit te Qeverise Dritan Abazoviq. Bazuar në deklaratën e tij, Abazoviq shton prokurori, do të marrim aktivitetet dhe do të vërtetojmë pohimet e tij. Pas kësaj deklarate kemi reagimin e Dritan Abazoviq i cili i rekomandoi prokurorit që ai të bëjë lirisht punën e tij. Me Katniq nënvizoi ai, do e takohet gjatë javës në kuadër të aktiviteteve të rregullta.