Most Viewed

Categories

Trashegimia kulturore – vlere e nje kombi

Trashegimia kulturore e shqiptarëve në Mal të Zi është shprehje dhe krijimtari e realiteteve jetësore të zhvilluara në harkun kohorë shumë shekuj më parë që nga parahistoria e deri më sot. Kështu thotë Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi Faik Nika, i ftuar në emisionin tonë, në ciklin e projektit Trashegimia kulturore vlerë e një kombi.
Kjo pasuri e trashëguar me vlera unike artistike, estetike historike dhe karakteristika tradicionale, ilustrohet me diversitetin e pasur të trashëgimisë arkitekturore, arkeologjike të luajtshme dhe shpirtërore si dhe me peizazhin e pasur kulturor. Z. Nika nënvizon se disa nga objektet e pasurisë kulturore mund të jenë pikturat , fotografitë koleksione të ndryshme , libra dorëshkrime, dokumente historike, pulla, objekte arkeologjike, statuja si dhe sende të ndryshme me vlerë artizanale. Të gjitha këto duhet t’i ruajmë konservojmë dhe t’i përcjellim te brezat e ardhëshëm.Ndiqni emisionin sot ne ora 18:05 ne FM 93.9 si dhe ne internet.

Forgot Password