Most Viewed

Categories

U hap ekspozita në Galerinë e Arteve të Qendrës Kulturore në Ulqin Edwad Lear

Në  ambientet  e  Galerisë së Qendrës për Kulturë në Ulqin u hap ekspozita ,,Edwad Lear,Britaniku që hodhi në telajo mrekullinë  magjepsëse të natyrës,, Ky aktivitet  i organizuar  nga OJQ ,,Elita Plus- Radio Elita, kishte për qëllim  të nxjerrë në pah lidhjet me botën anglosaksone dhe për të nderuar  një mik të sinqertë  të shqiptareve i cili shumë vjet më pare solli Evropën ndër shqiptarë dhe i bëri ata të njohur.

Të pranishëm në këtë aktivitet kulturorë ishin  Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Aleksadar Daboviq, Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Podgoricë Karen Meddocks, zyrtarë komunal  dhe artdashës që kishin ardhur  për të nderuar  dhe ruajtur  veprën e një artisti  të madh  i cili  na ka lënë pas një koleksion perlash  të cilat janë  punime dinjitoze  e një thesar  për trashëgiminë tonë kulturore. Kryetari Aleksandar Daboviq duke vlerësuar ekspozitën  tha se ajo  është  edhe nje dëshmi e bukur ne  qytetin e Ulqinit  që  mban epitetin si qytet i multikulturës dhe diversitetit. Arti sipas tij nuk njeh kufij dhe se Ulqini i mbetet mirënjohës secilit krijues qe në këtë qytet të lashtë gjen inspirim. Ambasadorja Karen Meddocks e cila në ekspozitë kishte ardhur pas dorëzimit të një donacioni shkollës fillore “Marshall Tito” përshëndeti organizatorin e këtij aktiviteti kulturor. Ajo u ndal e foli për krijimtarinë artistike të Edwar Lear  dhe solli përjetime personale  nga  vepra e tij. Ajo vizitoi ekspozitën, pejsazhet e bukura që edhe sot e ruajnë freskinë dhe bukurinë. Një pjesë  e bukur  e këtij aktiviteti ishte takimi i Ambasadores  me nxënësit  e shkollave  fillore të Ulqinit.  Ata nëpërmes kartolinave i prezantuan  monumentet kulturo historike, ujdhesën Ada dhe  Shasin mesjetar. Ata njëzëri e ftuan ambasadoren t’i vizitojë këta lokalitete me vlera të veçanta. OJQ “Elita Plus- Radio Elita”, mendon se gjallërimi i itinerarit të piktorit Eduard Liar, përmes guidave  turistike në vendet ku ai ka udhëtuar dhe ku ka lënë  shënime dhe piktura, mund të jete një  gjë  me vlerë dhe  në dobi  për Malin  e Zi  dhe Shqipërinë  si destinacione  të njohura turistike.

Forgot Password