Most Viewed

Categories

Podgoricë: Shkarkohet kryetari i Parlamentit të Malit të Zi

Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi në seancën e jashtëzakonshme votuan për shkarkimin e kryetarit Aleksa Beçiq. Gjithsej votuan 79 deputetë nga 81sa numëron Parlamenti, 43 votuan për shkarkimin e tij, ndërsa kundër ishin 36
Iniciativën per shkarkimin e Beçiq e nënshkruan 38 deputetë të kryesuar nga partia Demokratike e socialistave e Millo Gjuknoviq.
Beçiq është nga radhët e Demokratëve të cilët përcollen diskutime të shumta gjatë seancës. Deputetët e shumicës parlamentare që në fillim bënë thirje për shtyrjen e seancës dhe në kërkimin e një zgjidhje brenda shumicës, e gjithsesi pa përkrahjen e Partisë Demokratike të Socialistave. Derisa deputetët e Frontit Demokratik pro-serb dhe Demokratët vlerësuan puën e Z. Beçiq, deputetët e opozitës thanë se në Parlament ka munguar dialogu esencial, nuk është përshpejtuar rruga drejtë BE-së dhe se Beçiq funksionin e tij e ka kryer në interes të promovimit partiak dhe personal, e jo në interes të shtetit.
Deputetët Demokrat, akuzuan kolegët nga radhet e URA-s për tradhëti dhe bashkëpunim me Partinë Demokratike të Socialistave. Ndërkaq vetë Beçiq në fjalën përfundimtare tha se propozimi për shkarkimin e tij nuk ka bazë dhe është absurd. “Nëse dikush dëshiron të bëjë shumicën me ata që i kemi mundur në zgjedhje, atëhere kemi të bëjmë me vetë-destruksion dhe se kjo është rrugë e vetë shkatërrimit politik” tha ai. Ai po ashtu tha se “është krenar për rezultatet e arritura dhe për atë se është funksionari i parë pas fitores historike të 30 gushtit të viti 2020”. Në fjalën e tij Beçiq veçoi të arriturat e Parlamentit gjatë punës së tij dhe vlerësimet siç tha, të kolegëve nga rajoni dhe bota.
Deputetja nga radhët e URA-s së Dritan Abazoviqit, Bozhena Jellushiq iu kundervu akuzave të Demokrateve duke thënë se “akuzoni para se të shihni se çfarë do të ndodhë”. Ajo shtoi se Mali i Zi duhet të mësohet me faktin se nuk mund të vijnë ditë të mira pa ndryshim disa herë të qeverive.
Edhe pse në shikim të parë seanca e parlamentit përfundoi qetë, vetë Kryetari i Parlamentit tashme i shkarkuar, tha se do të përdorin të gjitha format demokratike dhe do të kundërshtojnë formimin e shumicës me Partinë Demokratike të Socialistave. Protestat e paralajmëruara për ditën e mërkurë me 9 shkurt mund të priten siç u tha, në të gjitha qytetet e Malit të Zi. Mbetet të pritet se ç’qëndrim do të mbajë Kisha Ortodokse Serbe e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte prane Frontit Demokratik dhe Demokratëve.

 

 

Forgot Password