Presidenti Gjukanoviq i ka dërguar Parlamentit të Malit të Zi propozimin që lideri i Lëvizjes Qytetare URA, ish zëvëndëskryeministri Dritan Abazoviq të jetë mandatari i Qeverise se 43-të të Malit të Zi. Propozimi i është dërguar nënkryetarit të Parlamentit Strahinja Bullajiq nga Fronti Demokratik pro serb i cili hapur ka thënë se nuk do të thëras seancen, sepse sipas tij “ende nuk janë përmbushur kushtet politike.” Ai kërkoi që sa më shpejt, në vend të formimit të qeverisë së re, të hapet dialogu mes liderëve të partive që fituan shumicën në zgjedhjet e e vitit 2020 Për shkak të refuzimit për të caktuar një seancë, opozita akuzoi Bulajiqin për shkelje të Kushtetutës. Në arësyetimin e Presidentit Gjukanoviq thuhet. “Përfaqësuesit e Lëvizjes URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi. I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur Qeveria, me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres që Parlamenti të mbajë një seancë dhe të vendosë për programin dhe përbërjën e Qeverisë me propozimin e mandatarit” Sipas Gjukanoviq, formimi i qeverisë së pakicës,eshte opsioni më realist per momentin. Ai zhvilloi konsultime me përfaqësuesit e partive parlamentare, me perjashtim të partive që deri dje përbënin shumicën , Fronti Demokratik pro-serb (FD), Demokratët dhe Partia Popullore Socialiste të cilët nuk iu përgjigjën ftesës për bisedime.
Nga ana tjetër ,Partitë e pakicave që në fillim kanë thënë se do të mbështesin qeverinë. Njëjtë janë shprehur dhe socialdemokratët sipas të cilëve vendit i duhet një ” qeveri proevropiane.” dhe jane të gatshëm jo vetëm ta mbështesin atë, por edhe të marrin pjesë në qeveri.
Për liderin dhe deputetin e Partisë Socialdemokrate (SDP), Rashko Konjeviq, ,, Malit të Zi i duhet një qeveri e qëndrueshme me prioritete të qarta dhe jo një eksperiment i ri politik, i ngjashëm me Qeverinë në largim të Zdravko Krivokapiqit.
Qeveria e pakices do të ketë në Parlament mbeshtetjen e Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit ,por ajo siç kanë bërë me dije zyrtarë nga URA ata nuk do të jetë pjesë e Qeverisë.
Deri tani nuk dihet se çqëndrim do të mbajë Partia Socialiste Popullore SNP e cila në Parlamentin e Malit të Zi ka pesë deputetë. Nga kjo parti thonë se vendimin pëfundimtar do ta sjellë Këshilli Qendrorë. Mirëpo , merret vesht se URA i ka dhënë afat kësaj partie që të deklarohet, ndërkohe që Abazoviq sipas burimeve të informuara mire ka biseduar me përfaqësuesit e kësaj partie, por nuk janë dhënë hollësi.
Me formimin e Qeverisë së pakicës,merr fund propozimi i Frontit Demokratik dhe ai i Demokratëve që kërkonin formimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve.Ata e konsiderojnë konceptin e qeverisë së pakicave si “tradhëti” ndaj vullnetit elektoral të votuesve në zgjedhjet e gushtit të vitit 2020, prandaj në Podgoricë dhe qytete të tjera kanë organizuar protesta dhe bllokada duke kërkuar zgjedhje të reja. Ata akuzojnë URA-n dhe Abazoviqin për marrëveshje politike me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit Gjukanoviq
Fronti Demokratik proserb ka paralajmeruar se do të ketë hapa institucional dhe joinstitucional për të penguar formimin e qeverisë së pakices, andaj në ditën e zgjedhjes së saj nuk perjashtohet as bllokimi i parlamentit të Malit të Zi ku Dritan Asdbayoviq si shqiptari i pare që do të marrë postin e Kryeministrit, do të shpalosë programin e qeverisë e cila sipas gjasave do të kete 18 ministri dhe 3 nenkryetar.
Radio Elita