7 Marsi, Dita e Mesuesit, shenohet si nje ngjarje me rendesi kulturore ne te gjitha trojet shqiptare. Ne kete dite, ne te gjithe se bashku, kujtojme mesuesit tone te pare. 134 vite me pare ne qytetin e Korces u hap Mesonjtorja e pare shqipe, nje ngjarje me rendesi madhore ne perpjekjet e popullit shqiptar per te krijuar shkollen e vet kombetare. Kjo dite edhe ne Ulqin kremtohet me aktivitete te shumta ne shenje falenderimi per mesuesit dhe edukatoret, per punen qe bejne ne edukimin e brezit te ri.
Nga ekipi i Radio Elites dhe portalit Elita, te gjithe mesuesve i urojme GEZUAR FESTEN E 7 MARSIT!