Most Viewed

Categories

Trashegimia kulturore – vlere e nje kombi

Ne emisionin e sotem do te ndiqni intervisten me Leze Lazari – kultivuese e veshjeve tradicionale të shqiptarëve në Mal të Zi. Veshjet popullore prezantojnë fuqishëm kulturën e një populli.
Në trevat etnike të shqiptarëve në Mal të Zi, në raste kremtesh apo ditëve të tregut, të bie në sy një mozaik impresiv i veshjeve të ndryshme popullore. Këto veshje prej shekujsh kanë zgjuar interesim të madh tek studiuesit. Ata pohojnë se veshjet popullore, janë një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese të shume elementeve që vijnë nga lashtësia, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.
Në mesin e këtyre veshjeve, Xhubleta e malësorëve të Shtojit dhe veshja atraktive e Shestaneshave, me një llabane karakteristike në krye, vazhdojnë të zgjojnë kureshtje të veçantë. Një numër të madh të veshjeve të grave prej dekadash i ruan me fanatizëm znj. Leze Lazari nga Ulqini. Ajo në një intervistë me Radio Elitën , thotë se në këto veshje, gjyshet dhe nënat tona kanë derdhur një art të vërtetë. Ajo bën përpjekje që tradita e punës së veshjeve të ruhet dhe të vazhdojë, pasi ato janë vlerë jo vetëm për banorët tanë por edhe për mysafirët.

Forgot Password