Me rastin e festës së ardhshme shtetërore- Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, ditë pushimi do të jenë e shtuna, 21 maj, e diela, 22 maj dhe e hëna, 23 maj, njoftoi Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale. Nga kjo Ministri përkujtojnë se, bazuar në Ligjin për festat shtetërore dhe festat tjera, dita e Pavarësisë festohet më 21 dhe 22 maj. Duke qenë se dita e dytë është e diela, ditë pushimi për këtë festë do të jenë: e shtuna 21 maj, e diela 22 maj dhe e hëna 23 maj”, thuhet në njoftim. Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik, janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve gjatë festave , ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin.