Fondi humanitar shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’ së bashku me Shoqatën ’’Kraja’’ kanë organizuar me datat 7, 8 dhe 9 maj një ekskurzion për nxënësit e shkollavë fillore ”Bedri Elezaga” në Katërkollë dhe ”Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” në Ostros. Në këtë ekskurzion janë përfshirë nxënësit e klasave te VIII-ta dhe IX-ta të shkollave respektive.
Gjithsej në këtë ekskurzion kanë udhëtuar 123 nxënësa të shoqëruar nga 12 mësimdhënësë të cilët janë kujdesur për nxënësit . Poashtu në këtë aktivitet kanë qenë të angazhuar edhe profesionistë dhe njohës të historisë dhe kulturës sonë kombëtare të cilët kanë qenë në shërbim të nxënësve duke ju dhënë informacione të hollësishme nga pikëpamja historike dhe kulturore të vendeve të vizituara.
Gjatë këtij ekskurzioni fëmijët tanë kishin mundësi të vizitonin vende të rëndësishme kulturo-historike të popullit tonë si Kalaja e Rozafës në Shkodër, Memoriali i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut në Lezhë, Kalaja e Krujës, Amfiteatri i Durrësit, Muzeu Historik Arkeologjik i Vlorës, Shtëpia e Pavarsisë në Vlorë, Qyteti Antik i Apollonisë në Fier, Gjirokastra (u vizitua shtëpia e shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare) apo edhe qyteti i vjetër i Butrinit.
Fondi humanitar shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’ së bashku me Shoqatën ’’Kraja’’ kanë mbuluar në plotni të gjitha shpenzimet e organizimit të këtij ekskurzioni dhe nxënësit kanë qenë të liruar nga çdo lloj pagese.
Fondi humanitar shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’ do të vazhdojë edhe në të ardhmen me organizime të tilla ku në theks të veçantë është njohja dhe ruajtja e identitetit, kulturës, historisë dhe traditës sonë.
Nju Jork me, 16.05.2022
Shërbimi për informim i Fondit humanitar shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’