Trashëgimia kulturore si forcë lëvizëse për zhvillimin e komunave, qyteteve dhe shteteve.
Ruajtja, valorizimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore në periferi të zonave urbane (Preservation, valorisation and promotion of cultural heritage on the outskirts of urban areas) është projekt që synon të integrojë trashëgiminë e pasur kulturore për të cilën njihet rajoni ynë në një ofertë të qëndrueshme të përbashkët ndërkufitare të turizmit kulturor, si dhe krijimin e kushteve për menaxhimin e qëndrueshëm të lokaliteteve të trashëgimisë kulturore. Projekti trajton në mënyrë specifike ato lokalitete që ndodhen në periferi të zonave urbane që shpesh janë të rrezikuara fizikisht, të neglizhuara, të paarritshme dhe të promovuara dobët.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit INTERREG – IPA CBC Croatia – Bosnia and Herzegovina – Montenegro. Partneri udhëheqës është Agjencia e Zhvillimit të Qarkut të Hercegovinës Perëndimore – HERAG (Bosnje dhe Hercegovinë), ndërsa partnerët e tjerë të projektit janë Qyteti i Ljubushkit (Bosnje dhe Hercegovinë), Qyteti i Solinit (Kroaci), Administrata Rrugore e Qarkut të Spliti (Kroaci) dhe Komuna e Ulqinit (Mali i Zi). Koordinatori i projektit për Komunën e Ulqinit është Artan Çobi – udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, i cili ka përvojë shumëvjeçare në përgatitjen dhe implementimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian. Ai është një nga ideatorët e projektit HeritageREVIVED, në përgatitjen e të cilit ka marrë pjesë aktive.
Qëllimi kryesor i projektit është diversifikimi dhe promovimi i ofertës turistike të qyteteve me histori të pasur, me fokus të veçantë në valorizimin e aseteve kulturore që ndodhen në periferi, nëpërmjet bashkëpunimit ndërkufitar për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, forcimin e kapaciteteve të aktorët përkatës, si dhe rivitalizimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore.
Qëllimi specifik i projektit është të forcojë dhe diversifikojë ofertën turistike me një qasje ndërkufitare dhe të mundësojë menaxhim më të mirë dhe përdorim të qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Rezultatet e pritshme të projektit HeritageREVIVED janë:
(1) Kapacitete të përmirësuara të aktorëve përkatës për menaxhimin e turizmit kulturor;
(2) Zhvillimi dhe promovimi i një produktit të ri të përbashkët turistik kulturor i bazuar në ICT-të (teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit);
(3) Katër lokalitete arkeologjike – Rizhinice, Qyteti i Vjetër i Ljubushkit, kampi ushtarak romak në Graçina dhe Shasi të vëna në dispozicion, të ruajtura, të prezantuara dhe të integruar në ofertën e turizmit kulturor, nëpërmjet investimeve të drejtpërdrejta në asetet kulturore ose objektet shoqëruese, si dhe infrastrukturë e zhvilluar dhe e përmirësuar turistike;
(4) Fushata dhe seminare të përbashkëta mediatike.
Aktivitetet kryesore të projektit HeritageREVIVED janë:
– Zhvillimi dhe promovimi i një produktit të ri të përbashkët turistik (rindërtimi virtual – VR) i Rizhnicës, Graçinës, Muzeut të Qytetit të Vjetër të Ulqinit dhe lokalitetit të Shasit),
-Ndërtimi dhe pajisja e qendrës së vizitorëve në kampin ushtarak romak Graçine,
– Restaurimi dhe promovimi i qytetit të vjetër të Ljubushkit,
-Modernizimi i hapësirës ekspozuese të muzeut në Ulqin,
– Hulumtimi, ruajtja dhe promovimi arkeologjik i lokalitetit të Rizhinicës, si dhe ndërtimi i një pushimoreje për prezantimin e zonës së Rizhinicës për vizitorët.
– Zhvillimi dhe prezantimi i lokalitetit arkeologjik Shas.
-Fushatë e përbashkët mediatike,
– Konferencë tematike rajonale.
Në komunën e Ulqinit aktualisht po punohet në modernizimin e Muzeut Etnografik, Kullës së Ballshajve, bileterisë, si dhe tualetit të Muzeut – të gjitha në kuadër të kompleksit muzeal në Kalanë e Ulqinit.
Në ndërtesën e Muzeut Etnografik do të vendosen dritare dhe dyer të reja, do të bëhet rinovimi i dyshemesë dhe shkallëve, ndriçimi i ri si dhe rregullimi i strukturës së çatisë. Nga fondet e projektit tërësisht rinovohet tualeti i Muzeut me izolim të ri, qeramikë dhe elemente sanitare. Në Kullën e Ballshajve vendosen dritare të reja. Në hyrje të Muzeut do të vendoset një portë e re, me xham sigurie, si dhe me një sistem të ri me bar kod për bileta në hyrje. Vlera e punimeve të kontraktuara është 87.062,50 euro.
Siç u tha më lart, në kuadër të të njëjtit projekt do të bëhet prezantim VR i Muzeut të Kalasë së Ulqinit dhe lokalitetit arkeologjik të Shasit, për të cilin është planifikuar edhe pajisja me eko-mobilieve në ambient të hapur për vizitorët.
Artan ÇOBI
koordinator projekta