Për shkak të paralajmërimeve për bombë, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Malit të Zi nuk po zhvillohet mësimi i rregullt. Kjo gjë do të vështirësoj procesin mësimorë për nxënësit dhe mësimdhënësit por edhe për prindërit të cilët shqetësohen pëlr sigurinë e fëmijëve të tyre. Organet kompetente gjatë ditës së djeshme kanë kontrolluar 93 shkolla dhe kanë vërtetuar që paralajmërimet për gjoja vendosjen e bombave, kanë qenë të pavërteta.