Në emisionin e sotëm “ Legjendat e Ulqinit me motivet e detit” do të flasim për ruajtjen e folklorit dhe promovimin e vlerave të trashëguara që ndihmojnë në edukimin e brezave. I ftuari ynë është koreografi Musa Hoxha . Ai thotë se qëllimi i shkollës së tij është zhvillimi dhe përhapja e thesarit folklorik të Ulqinit. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale , koreografike dhe kostumografike duke krijuar një koloritet motivesh tč cilat kanč shumë vlerë për promovimin e legjendave të Ulqinit me motivet e detit. Folklori ynë, thotë koreografi Musa Hoxha , shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zona jonë etnografike ka veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet.
Ndiqni emisionin e plotë sot me 22 dhjetor korrik në ora 18:30 ne FM 93.9 si dhe në internet.