Most Viewed

Categories

Alarm për bombë në Qendrën e mesme shkollore të Ulqinit – mësimi online

Ashtu si në rastet e mëparshme, kërcënimi me eksploziv është dërguar në adresën e emailit të shkollës. Në shkollën e mesme “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin raportohet për një bombë të vendosur.  Jozyrtarisht bëhet e ditur se nxënësit  dhe mësimdhënësit janë  evakuuar. Mësimi për turnin e pasdites ndoshta do të jetë online, por drejtoria e shkollës pret që Ministria e Arsimit t’i informojë për këtë, pas një marrëveshjeje me Drejtorinë e Policisë. Kërcënimi me mjet shpërthyes, si në rastet e mëparshme nga prilli e deri më tani, është dërguar në adresën e emailit shkolës.

Forgot Password