Rana prej ditësh është shëndrruar ne vendin e festave, ku në skenën evendosur cdo mbrëmje vijnë artistë dhe këngëtarë të njohur. Ledri Vula mbrëme bëri që në ranë të tubohet një numër i madh i të rinjve. Ndërkohë që Ledri edhe një herë përsëriti me krenari që është nip i Ulqinit dhe rrënjët i ka nga familja Alibegu. Dhe teksa edhe pak ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, atmosfera festive po ndihet në qytet. Ka paralajmërime që shumë turistë këto ditë do të vizitojnë Ulqinin ku dhe kanë prenotuar prtitjen e Vitit te Ri 2023.