Ne emisionin e sotem Legjendat e Ulqinti me motivet e detit, flasim per komunitetin zezak ne Ulqin . Lidhur me kete teme biseduam me shkrimtarin dhe publicistin nga Ulqini Hajro Ulqinaku .
Prezenca e komunitetit zezak në Ulqin është e shënueshme për më shumë se katër shekuj në kontinuitet. Ulqini nuk shërbeu vetëm si treg skllevërish, ose si një vend që ishte i lidhur me këtë zeje, por edhe si vendbanim ku u ngulit komuniteti që këtu u adoptua dhe u bë i gjallë. Varësisht nga kohët, numri i tij varionte por, sipas disa shënimeve në Ulqin deri sa u largua pushteti osman, jetonte numër i konsiderueshëm zezakësh( 29 ). Ata vinin këtu në forma të ndryshme, si skllevër të marrë nga Afrika, të blerë në tregjet tradicionale të Afrikës së Veriut. Tregtia me skllevër dhe skllavëria këtu kishte një traditë të etabluar shekullore, që nga robërit e klasifikuar si fuqi punëtore, apo për shërbime të specializuara si shërbyes shtëpish etj.
Ndiqni emisionin sot e enjte 29.12.2022 ne ora 18:30 si dhe ritransmetim te premtren me 30.12.2022 ne ora 12:05