Most Viewed

Categories

Tërmet shkatërrimtar në Turqi, qindra viktima dhe dëme të jashtëzakonshme

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Turqi duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur, si dhe dëme kolosale materiale.

Lëkundja kryesore ndodhi rreth orës 02:16, ndërkohë që epiqendra ka qenë në provincën juglindore të Gaziantep, në kufi me Sirinë.

Deri në këto momente raportohet për mbi 500 viktima dhe mijëra të lënduar, ndërkohë që dëmet janë të pallogaritshme.

Lëkundja kryesore është pasuar nga 50 tërmete të tjerë, më i madhi prej të cilëve me magnitudë 6.7 Rihter.

Sipas raportimeve, lëkundjet janë ndjerë në 10 provinca juglindore të Turqisë, ndërkohë që viktima ka dhe në territorin sirian.

Autoritetet lokale turke kanë raportuar për shembjen e dhjetëra ndërtesave, në Gaziantep ashtu edhe në qendrat e afërta të Dijarbakirit dhe Malatyas. Dyshohet se disa persona janë bllokuar nën rrënoja. Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe janë mobilizuar të gjitha shërbimet e shpëtimit.

Menjëherë për këtë ngjarje reagoi dhe presidenti Erdogan i cili iu premtoi qytetarëve se do ta kapërcejë së bashku me ta këtë fatkeqësi, duke ofruar ndihmë për këdo person që është prekur nga tërmeti.

Forgot Password