Kryetari i Komunes se Ulqini Omer Bajraktari dhe bashkepunetoret e tij priten ne nje takim pune, investitorin e njohur boteror nga Emiratet e Bashkuara Arabe, presidnetin e dhe themeluesin e grupit Ajana Holding, Abdul Muhammad Matar Lehej Alfalasi dhe bashkepunetoret e tij. Ne takim u fol per mundesi te shumta investimi qe Ulqini u ofron investitorreve te huaj. Mysafiret i njoftuan me projektet per te cilat komuna kerkon investitore, si resorti turistik ne Mavrian, hoteli i ri Lido. Ada e Bunes, marina ne Lima, aeroporti ne Shtoj, kompleksi afarist dhe banesor etj. Pas takimit se bashku me mysafiret nga Emiratet e bashkuara Arabe u vizituan lokacionet e permendura. Komuna e Ulqinit qendron me kapacitet te plote ne dispozicion te te gjithe investitoreve potenciale, interesimi i te cileve po rritet dita dites.