Most Viewed

Categories

Legjednat e Ulqinit me motivet e detit

 

Realizuam një tjetër emision të ciklit “ Legjendat e Ulqinit me motivit e detit” me një tjetër intelektual  të Ulqinit që ka lënë gjurmë në kulturën e qytetit. Me prof. Jusuf Lika folëm për legjendat e detit dhe pasqyrimin qe i ben ai ketyre legjendave ne botimet e tij. Pasion tjetër i Jusuf Cufo Likës është edhe gjetja dhe grumbullimi i materialeve arkivore që flasin për të kaluarën e Ulqinit. Fal punës së tij sot e kësaj dite disa studime të rëndësishme kanë parë dritën e botimit qoftë ai autor apo në bashkëpunim me studiues të tjerë,  veçmas me prof. dr. Ruzhdi Ushakun. Për Jusuf Likën do të thoshim  se është mjeshtri i talentuar që me pasion dhe dashuri të rrallë iu përkushtua hulumtimit, mbledhjes, studimit dhe transmetimit tek brezat trashëgiminë folklorike të trevës së Ulqinit, si pjesë e thesarit të vyer të vlerave kombëtare.  Për kontributin e dhënë në kulturën dhe artin shqiptar, ai është shpërblyer shumë herë me diploma dhe mirënjohje.

Ndiqni emisionin e plotë sot  në ora 18;30 në Radio Elita –  93.9 FM  si dhe në internet në linkun

Forgot Password