Most Viewed

Categories

Zgjedhjet për President të Malit të Zi: Gjukanoviq dhe Millatoviq në raundin e dytë

 

Jakov Millatoviq, një ekonomist që ka studiuar anglisht në Oksford dhe një udhëheqës i lëvizjes Europa Tani, do të konkurrojë me Presidentin aktual të Malit te Zi Millo Gjukanoviq në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 2 prill. Millo Gjukanoviq, i cili ka qeverisur Malin e Zi për më shumë se tre dekada, qoftë si president apo kryeministër, fitoi ndërmjet 35 dhe 36 për qind të votave, ndërsa Milatoviç mori rreth 29 për qind të votave, sugjerojnë parashikimet e rezultateve të organizatat monitoruese CEMI dhe CDT. Pas shpalljes se rezultateve paraprake, Gjukanoviq tha në selinë e partisë se do të punojë për të aktivizuar mbështetjen për raundin e dytë.“Ne u përpoqëm dhe ia dolëm që të paraqitemi para publikut votues si një politikë me rezultate të dëshmuara, jemi të kënaqur me nivelin e mbështetjes dhe numrin e votuesve që besojnë në një profil të tillë të politikës sonë”, tha kreu i DPS-së.Pas publikimit të rezultateve preliminare, Jakov Milatoviq tha se besonte se më 2 prill, në raundin e dytë të zgjedhjeve, do ta mposht Gjukanoviqin dhe do ta dërgojë në pension politik. Ai tha se rezultati i votimit paraqet “fitore për të gjithë ata që u diskriminuan, fëmijët e të cilëve u larguan nga vendi të uritur për bukë, për të gjithë ata që ishin të varfër”, tha Milatoviq.Nëse ai do të merrte mbështetjen e mbështetësve të pothuajse të gjithë kandidatëve të tjerë, dhe në këto zgjedhje do të ishin gjithsej shtatë, Milatoviq mund ta kërcënonte seriozisht Gjukanoviqin.Shumica e kandidatëve të tjerë presidencialë kundërshtojnë Gjukanoviqin dhe politikat e tij, dhe disa prej tyre, si Andrija Mandiq dhe Aleksa Beçiq, tashmë u kanë bërë thirrje mbështetësve që të votojnë për Millatoviqin në raundin e dytë.

 

Forgot Password