Most Viewed

Categories

Prezantohet oferta turistike ne Prishtinë

 

Organizata Turistike e Ulqinit tradicionalisht po merr pjese ne Panairin

nderkombetar te turizmit dhe sportit Ceokos 2023, i cili tashme po

mbahet per te 19 vit me radhe. Pas prezentimit me ane te konferences

delegacioni i Ulqinit sot ishte ne qender te vemendjes te te gjithe

mediave kosovare ku ne hapje te ketij panairi fjalen pershendetese paten

kryetari i Komunes se Ulqinit z.Omer Bajraktari dhe drejtori i

Organizates Turistike te Ulqinit z.Qazim Hoxhiq, te cilen shprehen

kenaqesine qe keto dit ndodhen ne Prishtine, duke i falenderuar te

gjithe qytetaret e Kosoves per mikepritjen e ngrohte qe na bejne dhe qe

me vite te tera zgjedhin Ulqinin si destinacionin e tyre per pushime

verore.

Se bashku me Organizaten Turistike te Ulqinit, ne kete panair jane

prezent edhe shume afariste dhe hotelijere nga qyteti yne dhe ate

Riviera e Ulqinit, Azul Beach Montenegro, Pallata Venezia, Mediteran,

Salina, Eneida apartments, hotel Llolla, Pasha apartments. Duhet

permendur qe gjate dites se pare te panairit interesimi ishte shume i

madh per Ulqinin, ku stenden tone e vizitoj edhe zv ministrija e

kultures sportit dhe rinise z.Daulina Osmani,  jane dhene intervista te

shumta per media, jane mbajtur takime me agjensione turistike dhe jane

ftuar te gjithe qe te vizitojne Ulqinin edhe per festat e nje majit ku

edhe do te kemi aktivitete te shumta.

Gjate vitit 2022, sipas te dhenave statistikore Ulqinin e kane vizituar

rreth 50.000 turiste qe kane realizuar 220.000 fjetje

Forgot Password