Most Viewed

Categories

Ndahet nga jeta Tina Turner

The queen of rock’n roll’, Tina Turner ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare në Küsnacht, Kantoni i Zyrihut në Zvicër. Pas një sëmundjeje të gjatë legjenda e skenës u shua në paqë në shtëpinë e saj pranë familjes. Plot 50 vjet Tina Turner ka interpretuar në skenë, duke lënë gjurmë në botën e muzikës rock’n roll dhe ka shitur mbi 180 milionë albume e ka fituar tetë Grammys.

Fillimet e karrierës

Një zë tipik, padyshim që është Tina Turner dhe ky është hiti i parë i saj, që zuri vendin e 27-të në US-Charts në gusht të vitit 1960. Në fakt këngën duhej ta regjistronte në studio Art Lassiter pranverën e vitit 1960, solisti i grupit të Ike Turner-it “Kings of Rhythm”. Por Lassite nuk u shfaq dhe Ike dergoi Tinën si soliste në mikrofon. Asokohe ajo quhej Anna Mae Bullock dhe qysh prej dy vjetësh ishte këngëtare e grupit shoqërues të trupës popullore të Ike-ut. Të dy ishin njohur në vitin 1957. Pikërisht në këtë periudhë nisi edhe karriera e pashembullt e Tina Turner-it.
Anna Mae Bullock, me pseudonimin Tina Turner, lindi në vitin 1939 në qytezën Nutbush në Tenese. Në vitin 1955 ajo u transferua në St. Louis, ku u takua me Ike, i cili i ndryshoi jetën. Ai e quajti atë Tina dhe që nga ajo kohë ata bënin turne në mbarë vendin me emërtimin: Ike & Tina Turner-Revue.
Për “Proud Mary” Tina Turner mori më 1970 të parin çmim Grammy Award si këngëtarja më e mirë e ritmit dhe blusë

Tina dhe Ike Turner

Të dy nuk ishin çift vetëm në skenë, por edhe në jetën private. Në 1962 ata u martuan në Meksiko dhe lindën dy djem. Profesionalisht ata i ngjitën vazhdimisht shkallët e karrierës. Edhe në Evropë zëri i jashtëzakonshëm i Tinës tërhoqi vëmendjen, kur ajo në 1966 këndoi simfoninë pop „River Deep, Mountain High”, për të cilën u pagua me 25.000 dollarë.
Vitet më të sukseshme të Ike & Tina Turner-Revue u karakterizuan nga turnetë e përbashkët me Rolling Stones, spektaklet e rregullta në Las Vegas, një marrëveshje joshëse për shitjen e disqeve si dhe honoraret e larta për koncertet live. Ata jepnin 270 koncerte në vit. Me këngën „Proud Mary” ata u ngjitën në vitin 1970 për herë të parë në krye të dhjetë US-Charts më të mira. Kjo këngë u shit me miliona dhe Tina u vlerësua me të parin çmim Grammy Award si këngëtarja më e mirë e ritmit dhe blus.
Ike dhe Tina Turner pranohen në „Rock and Roll Hall of Fame”

Tina Turner dhe Lionel RichieTina Turner dhe Lionel Richie

Si çift artistësh Ike dhe Tina Turner në 1991 u pranuan në „Rock and Roll Hall of Fame”, ndërkohë që jetën private Tina e përshkruante si një ferr. Ike rezultoi një tiran, i cili e rrihte brutalisht Tinën. Disa herë ajo është shtruar edhe në spital, derisa u arratis në vitin 1976 duke i kthyer shpinën një herë e përgjithmonë bashkëshortit. Ajo u largua me vetëm 36 cent në xhep dhe gjatë divorcit hoqi dorë nga pasuria e përbashkët, por ruajti vetëm emrin, që më vonë i solli famë botërore. Por deri sa ia arriti kësaj, ajo mbijetoi në kushte të vështira, me borxhe dhe me ndihma sociale. Firmat diskografike e refuzonin atë si një yll të perënduar, që nuk mund të tregtohej më. Por në vitin 1984, Tina u rishfaq në skenë me albumin “Private Dancer” dhe kënga „What’s Love Got To Do With It” ishte hiti i parë i saj.

Jeta private

Pjesën e dytë të jetës Tina Turner e kaluar në Zvicër.
Tina Turner kishte dy djem, që kanë ndërruar jetë përpara saj në moshën 59 dhe 62 vjeç. Ajo ka pasur dhe dy fëmijë të adoptuar. Me partnerin e saj gjerman, ish-menaxherin muzikor Erwin Bach së fundi Turner jetonte që nga viti 1994 në Zvicër. Ajo ndihej e lidhur fort me këtë vend dhe më 2013 mori nënshtetësinë zvicerane. Po në atë vit u realizua edhe martesa mes Turner dhe Bach në vendbanimin e tyre në Küsnacht, kantoni i Zyrihut.

Forgot Password