Most Viewed

Categories

Lëvizja Evropa Tani fiton zgjedhjet parlamentare

Asnjë parti dhe koalicion nuk fitoi shumicën për formimin e Qeverisë së re.

Malin e Zi e pret një verë e nxetë politike

 

Sipas Qendrës për Monitorim dhe kërkim CEMI, Lëvizja Evropa Tani fitoi 25.5% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u zhvillan dje në Mal të Zi. Kjo levizje jo parlamentare e cila u formua 10 muaj më parë, siguroi 23 mandate në parlament. Ndërkohë Partia Demokratike e Socialistave doli e dyta me 23.8% ose 21 mandate. Koalicioni Për të ardhmen e Malit të Zi – kolaicion pro serb dhe pro rus, fitoi 14.7% apo 13 mandate. Gjthnjë sipas  Qendrës për Monitorim dhe kërkim (CEMI) koalicioni i përbërë nga Demokratët dhe Lëvizja Ura e Kryeministrit aktual Dritan Abazoviq, doli e katërta në këto zgjedhje  me 12.3% të votave apo 11 mandate. Rezultate më të mira në zgjedhjet e parakohshme parlamentare arriti Partia Boshnjake e cila siguroi 6 mandate. Dy koalicionet e partive shqiptare Aleanca dhe Forumi shqiptar siguruan 3 mandate në parlamenitn e ardhëshëm të Malit të Zi. Në parlament I cili do të numëron 81 deputet, do të jetë e përfaqësuar edhe pakica kroate me 1 mandat.

Zgjedhjet e parakohëshme nga njohësit e situatave u cilësuan si jashtëzakonisht të rëndësishme duke i dhënë fund krizës politike gati tre vjeçare, ku dy parti u rrëzuan përmes mocionve të mosbesimit. Mirëpo gjithnjë sipas analistave të cilët bazohen në rezultatin paraprak të zgjedhjve, edhe me këtë rezultat të zgjedhjeve Mali i Zi hyn në një periudhë jo stabile politike. I vetmi projekcion i qëndrushëm pas zgjedhor do të ishte koalicioni Evropa Tani me partinë  Demokratike të Socialistave të ish presidentit Millo Gjukanoviq, mirëpo nga Levizja Evropa Tani edhe mbrëme duke iu drejtuar opinionit pas shpalljes së rezultateve, kanë përsëritur se në asnjë variant nuk do formojnë qeverinë e re këtë parti. Për këtë arsye levizja Evropa Tani  do të duhet të bisedoi me disa koalicione dhe parti ër formimin e qeverisë së ardhëshme. Varianti tjetër i mundshëm është formimin e shumicës midis Leviyjes Evropa tani dhe koalicionit të Demokratëve dhe partisë Ura dhe partive të pakicave, por edhe në këtë variant ka mosmarrëveshtje duke marrë parasyshme akuzat e ndërsjella dhe aferat një javë para zgjedhjeve midis partisë së Kryeministrit aktual Dritan Abazoviq dhe Liderit të Lëvizjes Evropa Tani,  Millojko Spajiq. Sido që të jetë në ditët në vijim në Maltë Zi do të ketë bisedime intensive për fomimin e qeverisë. Vetë presidneti Jakov Millatoviq  pret që qeveria e re të formohet shpejt siç ka thënë ai “në mënyrë efikase dhe në përputhje me vullnetin e elektoral të qytetarëve”. Edhe lideri i Levizjes Evropa Tani, Millojko Spajiq paralajmëroi formimin e shpejtë të qeverisë. Ai ka thënë se “ ne presim që qevria të fomrohet sa më shpejt, do të flasim me të gjithë ata që ndajnë vlerat e njejta me ne”. “Ne do të fomrojmë një qeveri të re pro evropiane” tha Spajiq. Përndryshe Qeverinë e re e presin shumë sfida sepse programi i prezantuar nga Levizja Evropa Tani ka qenë shumë ambicioz me premtime për rritije pensionesh dhe rrogash, luftë kundër korrupcionit dhe integrimi i vendit në Bashkimin Evropian (BE).  Zgjedhjet parlamentare  kaluan të qeta dhe pa incidente. Përqindja e daljes ishte 56.4 % e votuesve, dukshëm më pakë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 kur votuan 76.6% e zgjedhësve.  Zgjedhjet e 11 qershorit ishin të dymbëdhjetat parlamentare që nga vendosja e sistemit shumë partiak në Mal të Zi dhe të gjashtat që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2006.

Forgot Password