Të shtunën, më 9 qershor, u mbajt në Nju Jork, Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mblodhi disa komunitete emingrantësh nga tërë bota, të parakalojnë mes një entusiasmi dhe gëzimi të paparë tradite dhe kulture. Kjo, paradë për nga pjesmarrja vitet e fundit, njihet edhe si Parada Shqiptare, mbasi ky është një manifestim ku shqiptarët nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, për disa orë këndojnë e vallëzojnë, kuq e zi. Me rastin e 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit u ndan dhe çmimet post mortum për personalitetet të cilët kanë marrë pjesë ne Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Me këtë rast mirënjohje dhe iu nda edhe edhe Cafo Beg Ulqinit për kontributin e tij për çështjen kombëtare dhe si antarë i Lidhjes së dyte të Prizrenit. Në emër te familjes se Cafo Beg Ulqinit, mirenjohjen e mori nipi i tij Edon Alibegu i cili është dhe nenkryetarë i Shoqatës Ulqini me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.