Rama në Podgoricë: Iniciativa “ Ballkani I hapur e ka përmbushur qëllimin”
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama qëndroi në Podgoricë në kuadër të turit ballkanik, të nisur nga ai, si përgatitje për takimin në kuadër të Procesit të Berlinit, I cili do të mbahet në vjeshte në Tiranë. Ai në kryeqytetin e Malit të Zi Podgoricë u prit nga kryeministri Dritan Abazoviq me të cilin fillimisht pati një takim tete-a tetë. Sipas kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama “Heroizmat i përkasin të kaluarës”. Ne nuk kemi nevojë për heronj të rinj në rajonin tone u shpreh Rama duke shtuar se ne kemi nevojë për modele të reja, të cilat frymëzojnë se si të jemi më inovativ, më kreativ, më efikas, se si t’i bëjmë ekonomitë tona më të forta, se si të stimulojmë zhvillimin, se si të rrisim aftësitë e njerëzve tanë, për të përballuar një botë që bëhet gjithmonë më e vështirë dhe më komplekse”, tha Rama.
Sipas Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq, qëllimi është që bashkë të investojmë në shtensionimin e situatës në tërësi në rajon. Pozita e Malit të Zi është shumë e qartë. Ne jemi të interesuar vetëm për bashkëpunim më të lartë dhe duam që kjo të jetë një rrugë që do ta marrin edhe fqinjët tanë”, tha ai gjatë konferencës për media me kryeministrin Edi Rama. Abazoviq ka shtuar se qëllimi i përbashkët i Podgoricës dhe Tiranës është që të ulen tensionet në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Abazoviq po ashtu tha se Ballkani Perëndimor duhet të “përqendrohet tek e ardhmja, e jo te e kaluara”. Të gjitha çështjet e hapura në rajon duhet të mbyllen sa më shpejt, në mënyrë që shtetet e Ballkanit Perëndimor të përqendrohen në rrugën e përbashkët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).
Kryeministri Rama takohet me Presidentin e Malit të Zi Jakov Millatoviq
Millatoviq: Bashkëpunimi I fqinjësisë së mirë, një nga prioritet e politikës së jashtme të Malit të Zi.
Takimi me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ishte rast i mire për të folur për forcimin e bashkëpunimit të Malit të Zi dhe Shqipërisë, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë dhe Samitit të Natos i cili do të mbahet në Vilnius të Lituanisë . ,,Marëdhënijet tona me Shqipërinë janë shembull i shkëlqyer për vendet e rajonit” ka nenvizuar Jakov Millatoviq.