Most Viewed

Categories

Me 17 gusht në Ulqin organizohet Panairi i Librit

Me 17 korrik 2023, fillon ngjarja tradicionale kulturore ndërkombëtare "Panairi i Librit –

Ulqini 2023", organizuar nga Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike Ulqin, Instituti i Librit dhe

Promocionit nga Tirana si dhe nga e Ministria e pakicave dhe te drejtave te njeriut te Malit te Zi.

Panairi do të mbahet në Ploçe në rrugën Hafiz Ali Ulqinaku.

Kjo ngjarje shënon edicionin e 22-të, do të zgjasë katër ditë, pra deri më 20 gusht dhe gjatë

panairit, do të organizohen mbrëmje letrare ku do të marrin pjese shkrimtar nga vendi dhe

rajoni. Përndryshe, kjo ngjarje është organizuar në Ulqin që nga viti 2001, ku më shumë se 50

ekspozues nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bosnja dhe Hercegovina,

Serbia dhe vendet e tjera të rajonit prezantojnë rregullisht botimet e tyre.

Forgot Password