22.01.2024
Radio Elita , vazhdon realizimin e Projektit,,Emigrimi i shqiptarëve nga Mali i Zi,brengë historike,,
Në emisionet që jemi duke realizuar janë të ftuar personalitete te njohur të Diaspores tonë, udheheqës të Shoqatave dhe asociacioneve qe tubojnë bashkëatdhetarët tanë, ata që mbajnë lidhjet dhe që janë të prekur direkt nga mergimi, por dhe mërgimtarë të cilët vijnë në vendlindje.
I ftuari i radhës në emisionin tonë është Munib Abazi themelues i teatrit Teuta dhe person që angazhohet në ruajtjen e trashegimisë tonë kulturore në vendlindje dhe kudo ku jetojnë shqiptarët. Trashegimia jonë historike, kulturore , dhe kombëtare thotë Munib Abazi është pasuri e shumë brezave e cila pasqyron historinë mijëvjeçare të shqiptarëve dhe si e tillë ajo dëshmon vijmësinë historike, materiale dhe shpirtërore të kombit tonë.
Ndiqni emisionin sot në ora 18.30 ne fm 93.9 si dhe në internet ne www.elitaradio.me
Ky emision u mundësua nga Fondi për Mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicabve në Mal të Zi .
Ky emisin nuk përmban me doemos qëndrimet e Fondit për ruajtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi .