Most Viewed

Categories

Emigrimi i shqiptarëve nga Mali i Zi – brengë historike

 

29.01.2024

Në emisionin e sotëm të projektit Emigrimi i Shqiptarëve nga Mali i Zi – brengë historike do tju sjellim intervistën me Sulejman Mano Truma, përfaqësues në vendlindje i Shoqatës Ulqini nga SHBA.

Kjo shoqatë edhe pse e themeluar vetëm dy vite më parë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm atdhetar, kulturor dhe historik. Kjo shoqatë ka ndihmuar institucione dhe individ të ndryshëm në vendlindje, familje në nevojë dhe objekte që flasin për trashegiminë tonë kulturore.

Shoqata Ulqini i ka vënë synim vehtes dhe është shëndruar në qendër atdhetare të shqiptarëve nga këto treva në SHBA. Ajo punon pa rreshtur me gjeneratat e reja atje, në transmetimin e identitetit dhe vetëdijes kombëtare. Shoqata Ulqini po ashtu luan një rol të veçantë në forcimin e marrëdhënieve të miqësisë tradicionale shqiptaro-amerikane.

 

Ky emision u mundësua nga Fondi për Rujatjen dhe Realizimin  e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.

Ky emision nuk përmban me doemos qëndrimet e Fondit për Ruajtjen dhe Realizimin e të drejtave të  pakicave në Mal të Zi.

 

 

Forgot Password