Most Viewed

Categories

Emigrimi i shqiptarëve nga Mali i Zi – brengë historike

 

 

Në emisionin e sotëm Emigrimi shqiptarëve nga Mali i Zi – brengë historike folëm me prof.  Ismet Kramanagën  që shumë shpesh shkruan dhe kujton mërgimtarët tanë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës perëndimore, Australisë  dhe SHBA-së. Z. Karamanaga shkallërisht po hyn dhe po rangohet në krijuesit e mirëfilltë të nën qiellit të Ulqinit, për të cilin palodhshëm hulumton, shkruan dhe paraqitet sa në javoret që botohen në suaza të Malit të Zi, aq sa edhe në prezantimet e shumta në rrjetet sociale. Ndiqni emisionin e plotë, sot në me 26.02.2024 në ora 18:30 në Radio Elita –  93.9 FM si dhe në internet në linkun www.elitaradio.me

Ritransmetim të marten me 27.02.2024 në ora 12:05

 

Ky emision realizohet me përkrahjen e Fondit për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave.

Forgot Password