Treva e Ulqinit dëshmohet si vendbanim që nga periudha parahistorike. Të dhënat arkeologjike dhe historiografike mbi Ulqinin flasin qarte se historia më e lashtë e këtij qyteti mijëvjeçar zë rrënjë në truallin dhe qytetërimin Ilir, dhe si I tillë ky është njëri ndër qytetet më të vjetra dhe më interesante të Adriatikut.
Një nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës së këtij qyteti të lashtë padyshim që është kalaja shekullore e cila mbetet një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme.
Kalaja e Ulqinit është vendi ku janë gjetur gjurmët më të lashta të këtij qyteti.Këto gjurmë na shpien te Ulqini antik e për këtë na shërben bedeni ilir I zbuluar thellë nën shtresat e dheut të platosë më të lartë të kalasë.
Ky beden ilir , që I takon llojit të mureve të ashtuquajtura “Qiklopike” është I ndërtuar në blloqe të mëdhenj të gurit të vendit dhe dëshmon , pa kurrfarë dyshimi , për themelet e para të këtij qyteti shumë të lashtë. Ndërkohë në një bllok guri që është ruajtur në ballinën e bedenit mesjetar figuron një reliev me kuntura primitive e arkaike , I cili sipas gjithë gjasave , paraqet perëndinë locale te detit , apo zotin ilir të detit si mbrojtës I këtij qyteti antic bregdetar.
Kalaja e Ulqinit , ngjason me nje anije të mbetur në rërë , por me plot jetë dhe kështu ngrihet plot 25 shekuj , ku janë ndrruar civilizimet , kulturat që kanë lënë gjurmë të dukshme sot e kësaj dite.
Si rrallë kund , jeta brenda mureve të lashta të kalasë vazhdon! Është ky elementi më i habitshëm i kalasë, e cila brenda saj ruan jetët e banorëve, jetë këto po aq të izoluara sa edhe te privilegjuara në këtë pozicion mbi qytet.
Ajo që ekziston brenda mureve është vërtet një qytet tjetër me shtëpi, lokale e restorante,me xhaminë- kishën pazarin e gjytetit, tregun e robve , muze e monumente.
Pamje e pabesueshme! Turistët mahniten më këtë peizazh. Banorët, pa dyshim figurat më interesante të Kalasë, janë edhe historianët më të mirë të qytetit, ndonëse të padeklaruar. Ata dalin e presin turistë në prag të derës, e ndajnë me ta historitë e kalasë ,monumentet disa prej të cilave sot janë rrënoja.
Në saje të pozitës strategjike dhe bedeneve të fortifikuara mirë, ky qytet I përballloi luftrave dhe sulmeve Sipas historianëve prej vitit 1250 deri në fund të shekullit 14 ne lokalitetin ekalasë janë ndërtuar objekte kulti, nërkohe nga koha e sundimit të dinastisë së princërve Ballshaj kemi ende sot e kësaj dite Kullën e Ballshajve , kullë kjo që u rindërtua disa hrë dhe sot shërben si mu ze –galeri . Po ashtu në kalanë e ulqinit mund të hasen element të kulturës dhe urbanizimit venedikas të cilat pasqyrohen në rindlrtimet e ndërtimet e bedenave, portave , kullave, pallateve , kishave dhe shesheve. Si gjurmë nga ajo kohë ka mbetur , ndër të tjera edhe një mur I lartë mbi sheshin në hyrjen veriore të kalasë, ku me tulla të kuqe të murosura janë formuar shkronjat dhe emir Johani Bolani për të cilin pohohet se ishte princ I Venedikut si restaurues e kapidan I Ulqinit nga mesi I shekullit 15.
Ndërkohë në kalanë e Ulqinit kemi mjaft objekte nga periudha që flet për Ulqinin nën sundimin turk., veçojmë Pazarin e gjytetit,Kroin e Sinan Pashës e në qytet nga kjo periudhe kemi xhami,hamame e kroje etj. Udhepershkruesi turk Evlia Çelebia thote për kalanë e Ulqinit ndër të tjera ….Është ndërtuar prej guri të latuar dhe ka formpn e gjashtëkandëshit …është qytet shumë I bukur ….
Në shekullin e 17 në Ulqin jetoi mesia Sabetaj Cevi nga Izmiri 1626-1676 I cili si I ri pat themeluar lëvizjen masovike të hebrenjve në Turqi dhe ishte nxitës I reformës së Talmudit hebraik .Thuhet se ai ka kaluar dhjetë vjetët e fundit të jetës në Kullën e Ballshajve . gjurmët e tij duket se kanë mbetur edhe te dy altarët hebraikë në kullën E ballshajve , pranë të cilëve mendohej se ky I lutej fshehurazi perendisë.
Dëshmitë historike të Kalasë pasqyrohen në muzeun e ngritur aty , ku ka objekte të gjetura , që janë të lidhura me kalanë dhe I perkasin periudhave të ndryshme.
Por, përkundër të gjithë kësaj ka ende shumë gjëra të panjohura që presin të shpalohen me fuqinë e argumentit shkencor dhe me fuqinë artistike si dy të vërteta jetësore që shpesh shkojnë krahas , gërshetohen e plotësohen mes veti.