Qyteti i Ulqinit dhe rrethina e tij janë dhe mbeten treva interesante, për studiues dhe hulumtues të fushave të ndryshme. 22kilometra larg nga Ulqini në Anë të Malit gjendet qyteti i vjetër i Shasit,apo sic është quajtur ,,Qytet i vdekur,, që hyn në rradhën e qyteteve të këtij lloji, ndër më të njohura e më atraktive në bregdetin Adriatik lindor,,
Ai është braktisur që nga shekulli i 16 dhe tani është shëndrruar në gërmadha, andaj dhe quhet ,, Qytet i vdekur,, Mirpo, Shasi njihet për,, monedhat e prera me emër të qytetit; në një anë të monedhës paraqitet fytyra e Shën Gjon Pagzuesit, mbrojtës i qytetit, kurse në tjetrën anë pirgu me mbishkrim ‘Sovaci civitates’.
Muri i qytetit duket se formonte një katërkëndësh të ngushtë dhe të gjatë në drejtim të kurrizit të malit; përfshinte të dyja faqet e malit. Vihen re dy porta, njëra sipër fshatit, tjetra te faqja e pjerrtë kah liqeni. Qytetin e plaçkiten mongolët më 1242, por ai e mori veten përsëri.
Shasi gjithnje ka zgjuar kërshërinë e arkeologëve dhe studiuese,andaj janë zhvilluar dhe zhvillohen ekspedita të ndryshme dhe çdo herë zbulohen gjëra interesante dhe me vlerë.
,,Sipas rezultateve nga një gërmim sondazhi janë vërejtur disa faza ndërtimi të qytetit. Muret rrethuese të shoqëruara me kulla e rrethonin kodrën që përfshinte një sipërfaqe prej afro 2 ha. Duke ndjekur terrenin, muret rrethuese krijonin një hapësirë kënddrejtë jo të rregulltë, e gjatë nja 230 m, që çonte në drejtim lindje-perëndim dhe gjerësi prej 58 m në drejtim veri-jug.Në gërmadhat e qytetit, në afërsi të kishës së Shën Mërisë është zbuluar edhe material i pasur i qeramikës nga periudha e hershme mesjetare. Me këtë periudhë mund të ndërlidhet edhe ndërtimi i portës veriore dhe jugore të qytetit.Përveç gjetjeve që u përmendën më sipër, në arealin e qytetit janë zbuluar edhe shumë fragmente qeramike nga periudha e neolitit të hershëm, eneoliti dhe bronzi, por më evidente janë gjetjet e kulturës ilire nga periudha e hekurit. Ndërkaq, disa fragmente të gjetura të qeramikës helene shpiejnë të supozohet se shtresa helene ka mundur të ekzistonte mu në afërsi të pjesës veriore të qytetit. Fragmente të qeramikës së kuqe dhe të verdhë romake, janë zbuluar në pjesën e qytetit të epërm. Kjo vërtikale e gjatë historike e kulturës materiale të Shasit vazhdonte të jetonte me intensitet të sforcuar edhe gjatë gjithë shekujve të mesjetës.
Sipas te dhenave ne kete vend ne shekullin e 17-te kane jetuar 700 banore.
Këtu janë gjetur themelet e 15 kishave të shekullit të mesëm, prej të cilave dy edhe pse të dëmtuara janë monumentale. Kisha e Shën Jovanit ( Shën Gjonit) ndërtohet kah fundi i shekullit XIII-të brenda kalasë. Kisha e dytë Shën Mërija (Shën Mërisë) Marrë parasysh stilin e ndryshëm të ndërtimit, shkencëtarët besojnë se ajo vërtetë ka qenë manastir. Të gjitha kishat e Shasit ishin të dekoruara me zbukurime arkitektonike.,,
Gojëdhena për 365 kishat është shumë me interes.Prof .Ruzhdi Ushaku,në punimin ,,Pranë gërmadhave të qytetit të vdekur,, pyet,,Vallë çfarë mëkati do të kenë bërë banorët e këtij qyteti të famshëm që ta kenë merituar një varrim të menjëhershëm e të përbashkët në humnerën e lymit shekullor të liqenit. A u hidhëru Zoti aq shumë në ta sa që as ,,lutjet e 365 kishave nuk ndihmuan që të zbutej hidhërimi I tij , apo mos vallë dhe ky qytet I lashtë përjetoi fatin e Krruçit e të Oleotopolistit të lashtë apo mdonjë fat si të Pompejve a të Atlantidës legjendare,,
Shasi vazhdon të jetë vend tërheqës për turistë.
Ata vizitojnë gërmadhat dhe mbetjet që janë me shumë interes , ndërsa Liqeni me heshtjen milenare , në thellesinë e shtersave të lymit ruan misteret legjendare antike , flet me heshtjen e vet shekullore me atë heshtje që u muros në altaret e kishave , që disi u shtri ne fragmente të freskave të dëmtuara dhe të paqarta dhe mbeti të gjallërojë në gojëdhënën lokale, në legjenda dhe historiografi,krahas me gojëdhënën për qytetin e fundosur në humnerën e liqenit.