Most Viewed

Categories

Filloi Muaji i shenjtë i Ramazanit !

Rreth një e katërta e popullsisë së botës nisën sot , një ditë ndryshe  pasi lindja e diellit I gjeti duke agjëruar.

Besimtarët myslimanë nisën  muajin e Ramazanit, muaji më i shenjtë i kalendarit islamik, i konsideruar si periudha ku trupi dhe shpirti pastrohet. Muaji i nëntë i kalendarit hënor Islam, zgjat nga 29 ose 30 ditë dhe gjatë tij besimtarët nuk do të konsumojnë ushqime, pije, si dhe shmangin çdo sjellje negative të njeriut nga lindja e diellit deri në perëndim.

Për Ramazan, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira. Përveç pastrimit të shpirtit, agjërimi mbahet për t’u solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin me to.

Por muaji i Ramazanit nuk ndryshon vetëm rutinën e personave që agjërojnë, por edhe shumë të tjerëve, të kësaj feje ose jo. Shumë njerëz solidarizohen me sakrificën që myslimanët bëjnë, duke qenë më të kujdesshëm në veprimet e tyre kundrejt agjëruesve. Radio Elita edhe kete radhë  do te jete  prane  besimtarëve islam. Çdo mbremje do te  sjellë Ezanin e  me pas muzika e zgjedhur  do te shoqeroje  besimtarët  në orarin e Iftarit… Gezuar të  gjithëve  Muajin e madhërishëm  te Ramazanit, shëndet, mirëkuptim dhe gëzime në çdo vatër. E lusim Zotin  të na I  bëjë  këtë muaj  paqë e begati!

 

Forgot Password