Biseduam me Sokol Beganaj udhëheqës në Drejtoratin per popullatën rome dhe egjiptiane ne Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave. Beganaj në mikrofonin tonë jep një pasqyrë të shtrirejs së këtij komuniteti, flet për problemet me të cilat ballafaqohen, por edhe me ata që tashmë janë zgjidhur. Po ashtu z. Beganaj flet edhe për legjislacionin dhe planet që kanë komunat e Malit të Zi. Veçmas Beganaj ndalet dhe flet për bashkëpunimin e mirë që kanë me komunën e Ulqinit, takimet që zhvillohen që kanë për qëllim zgjidhjen afatgjate të problemeve të këtj komuniteti. Ai edhe këtë rradhë veçon çështjen e arsimit, strehimit, inkuadrimti në shoqëri dhe angazhimi i vetë pjesëtarëve të këtij komuniteti. Sa i përket çështjes së strehimit Beganaj veçoi se po punohet në hartimin e IPA projekteve që kanë në fokus këtë çështje e ku ndihma pritet nga Bahkimi Evropian. Ai po ashtu flet edhe për të rinjt rom dhe egjiptian të sukseshëm dhe thotë që shembullin e tyre duhet ta ndjekin edhe tl rinj të tjerë të këtij komuniteti.