Biseduam me Linda Kurt psikoloke klinike pranë shtëpisë së shëndetit në Ulqin.
Linda Kurt në mikrofonin tonë jep një pasqyrë të vizitave që bejnë pjestarët e këtij komuniteti prane këtij reparti por flet edhe për problemet me të cilat ballafaqohen. Sipas saj vëmendje e veçantë i duhet kushtuar papunësisë së femrave rome sepse kuadri në këtë drejtim është shqetësues. Mungesa e mundësive të punës ,organizimi patriarkal i familjeve rome, menaxhimii brendshëm i shtëpisë dhe fëmijët e lindur nga femra minorene, martesat në një moshë të vogël dhe të gjitha këto të shoqëruara nga një mungesë e theksuar arsimimi e bëjnë të pamundur integrimin e grave rome në botën e punës.