Most Viewed

Categories

Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të pakicës rome dhe egjiptiane në shoqërinë malazeze

Folëm me zonjen Hatixhe Gjoni  funkcionare e lartë disa dekadash në Komunën e Ulqinit dhe aktiviste e dalluar në shopqatat joqeveritare. Tema e emisionit ishte “ Mbrojtja dhe promovimi I të drejtave te romve dhe egjiptianve në sistemin e Malit të Zi . Biseduam rreth dukurisë së lypsarëve ku më së shumti janë të përfshirë fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian. Ajo vuri në dukje bashkëpunimin që duhet të kenë organet komunale me policinë, me qendrën për punë sociale, përfaqësuesit e sektorit civil dhe të tjerë të cilët bashkarisht mund të kontribuojnë në zbutjen e kësaj dukurie e cila veçmas në Ulqin është e shprehur gjatë sezonit turistik. Vend të veçantë ajo I kushtoi akcioneve që ka ndërmarrë komua e Ulqinit, vizitat që ka bërë në lagjet ku jeton ky komunitet që fatkeqësisht jetojnë në kushte të papërshtatshme dhe ndihmat që ka ofruar  përmes donatorëve të ndryshëm në ushqime dhe veshmbathje.

Forgot Password