Most Viewed

Categories

Mbrojta dhe promovimi i të drejtave të romve dhe egjiptianve në shoqërinë malazeze

Në  emisionin, në kuadër të projektit Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të romve dhe egjiptianve në shoqërinë malazeze i ftuar është  Jetmir Muja, përfaqësuesi i Komunës së Ulqinit, i kyçur e që ka dhënë një kontribut të veçantë  në  implementimin e projektit  që ka realizuar shoqata gjermane Help e ku ka qenë e perfshire dhe komuna e Ulqinit. Projekti ne fjalë  kishte  të bënte me  përkrahjen e  komunitetit,  nga  trajnimet e te rinjve të shkolluar rom dhe egjiptian  deri tek punësimi i tyre.  Gëzon fakti thotë Z. Muja  që  thirrjes  iu përgjigjën një numër i  madh i të rinjve rom disa prej të cilëve  edhe sot janë  në marrëdhenije pune. Ai  shpreh konsiderata  Shoqates Help dhe llogarit  në vazhdimin e projekteve të ketij lloji që janë në dobi të komunitetit rom dhe egjiptian.

Forgot Password