Sot i ftuari ynë është Suad Bejta, njëri nga ndermjetësuesit e trajnuar nga ana e shoqates gjermane Help, në mbrojtje te komunitetit rom dhe egjiptian.
Bejta, në mikrofonin tonë flet per ndërmjetësimin që ai ka bërë në institucione të ndryshme siç janë ato shëndetësore, sociale dhe enti për punësim, kur jane në pyetje përfaqesues të komunitetit rom dhe egjiptian. Ai lavdëron punën e shtëpise së shëndetit, veçmas nderhyrjet e herëpashershme që bën drejtoresha Sadije Hollaj për ti dalë në ndihmë këtij komuniteti që shpesh nuk ka dhe dokumentacionin përkates. Po ashtu ai vlerëson dhe punen e institucioneve të tjera dhe thekson që organizata Help është e gatshme që të mbeshtesë me bursa të rinjtë dhe të rejat nga ky komunitet që dëshirojnë të vazhdojnë studimet. Me këtë rarst ai edhe njëhere fton të rinjtë rom që të angazhohen dhe të vazhdojnë studimet.