Promovimi i punës së denjë për të rinjtë romë krijon shpresë për një të ardhme më të mirë, duke thyer ciklet e varfërisë dhe duke shmangur shfrytëzimin e keq të kapitalit të çmuar njerëzor. Shfrytëzimi i kreativitetit dhe energjisë së të gjithë të rinjve dhe shfrytëzimi i aftësive dhe talenteve të tyre mund të nxisë rritjen e ardhshme ekonomike për të gjithë.
Pjesëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian ende diskriminohen në forma të ndryshme. Ata ballafaqohen me sfida gjatë qasjes në edukim, shërbime shëndetësore, strehim dhe punësim por ka dhe te atille qe I tejkalojne keto dhe sot janë me diploma te arsimit superior dhe në vende të mira pune. I tillë është dhe I riu Senad Sejdoviq gazetar ne Radio Televizonin e Malit të Zi.