I tërë Ulqini u trondit nga vdekja e lehonës 35 vjeçare Drita Tafa. Qindra qytetarë, pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre u zbrapsën drejt familjes Tafa për tu shprehur ngushëllime. Ndaraja nga jeta e së resë që la tre fëmijë jetim thuhet se ka ardhur si pasojë e lëshimeve nga bluzat e bardha në spitalin e Tivarit dhe neglizhencës së tyre, e kjo ka shkaktur indinjatë të thellë tek mbarë opinioni i Ulqinit, sektori civil, subjektet politike dhe tek strukturat udhëheqëse të Komunës së Ulqinit. Ata me të drejtë pyeten a do të mbetet mister vdekja e lehonës Drita Tafa që dha frymën në spital dhe a do të dalin para drejtësisë ata që janë përgjegjës për këtë tragjedi. Këto janë pyetjet që kërkojnë përgjigje urgjente me qëllim që gjëra të tilla mos të ndodhin më. Të gjithë pajtohemi se asgjë nuk mund të zëvëndësojë humbjen e nënës, bashkëshortesdhe bijës Drita Tafa. Vaji i vajzës së poaslindur dhe dy vajzave më të mëdha që prekin zemrën e të gjithëve, kërkojnë drejtësi. Në një kohë kur jeta e nënave dhe fëmijëve duhet të jetë përparësi absolute, nuk mund të lejojmë që gabimet, pakujdesia dhe mungesa e përgjegjshmërisë të rezultojnë në humbje të jetëve të pafajshme. Kjo ngjarje tronditëse është një apel urgjent për ndryshim! Nuk mund të lejojmë që të humbasim më shumë jetë për shkak të moskujdesit apo gabimeve të tjera të sistemit shëndetësor. Kërkojmë përgjegjësi, transparencë dhe një sistem më të sigurt dhe të besueshëm për të gjithë qytetarët tanë.
Ekipi i Radio Eliës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Tafa dhe Zati për këtë humbje të madhe.