Most Viewed

Categories

Prezantimi i studimit te fizibilitetit per portin ne Lima ngjarje historike per Ulqinin

Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, dhe SHPK Marecon prezantuan studimin e fizibilitetit për Portin në Lima, në prani të një numri të madh qytetarësh nga fusha të ndryshme të jetës publike.Kryetari Nimanbegu e cilësoi këtë si një ngjarje historike për Ulqinin, pasi ky është dokumenti i parë zyrtar i përgatitur nga Komuna e Ulqinit, duke hapur rrugën për hartimin e projektit kryesor për Portin në Lima.Përfaqësuesi i SHPK Marecon, Ivan Zigo, tha se Porti në Lima është konceptuar për të pasur mbi 400 lidhje, si dhe një sërë objektesh përcjellëse, duke përmbushur të gjitha kërkesat e turizmit nautik.Duke pasur parasysh historinë tonë të lavdishme detare dhe potencialet natyrore të qytetit tonë, Komuna e Ulqinit ka zhvilluar një sërë takimesh me Bankën Botërore dhe është drejt finalizimit të marrëveshjes për fillimin e ndërtimit të Portit të Gjeranave. Gjithashtu, është nënshkruar vendimi për zgjerimin dhe modernizimin e Mendreqit në Plazhin e Vogël, si dhe është përfunduar studimi i fizibilitetit për Portin në Lima.Nenshkrimi i protokollit për kthimin e sheshit në Kalanë e qytetit, themelimi i Muzeut të Detarisë dhe hapja e Shkollës së Detarisë do të plotësojnë mozaikun tonë të detarisë dhe qytetarisë, të trashëguar me shekuj.

Forgot Password