Most Viewed

Categories

“Një Udhëtim Magjik” – Ekskursion për fëmijët nga Qendra ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa në zhvillim “Sirena”

Qendra Rajonale për Art, Kulturë dhe Media Elita Plus ka muaj  qe po realizon  projektin ”Njih veçoritë e mia” që ka të bëjë me fëmijet me aftësi ndryshe.  Në kuader të projektit realizuam një  udhetim per fëmijët, edukatorët dhe prindërit e Qendres Sirena nga Ulqini.  Udhëtuam  në drejtim të Tuzit, ku na pritën me ngrohtësi, kordinatorja e Shoqateës “Fëmijet e Malit të Zi”, Sabra Decevic dhe  bashkepunetorët e saj.

Me kete rast  falënderojmë Drejtoreshën e Qendres Sirena, Salije Meqikukiq  dhe stafin e saj  me të cilët kemi vënë ura  bashkëpunimi prej vitesh. Po ashtu  falënderojmë për pritjen e ngrohtë  Znj. Sabra Decevic e cila edhe këtë rradhë dëshmoi prirjet, aftesitë dhe profesionalizmin e një kordinatoreje që ka zell dhe deshirë për punë.

Nga ky takim edhe njëherë  u bindëm se këta femijë janë të dashur,  që bën ti duash shumë.  Mbase është  forca e natyrës se tyre  tërheqese  që bëjnë për vehte  zemrat e njerëzve.

Po ashtu, edhe njëhere u  pa qartë që  prindërit, mësuesit dhe  edukatorët nuk i shohin kufizimet  e këtyre qenjeve të dashura, pasi brenda  atij fëmijë  është një botë e tërë  që duhet njohur e duhet zhvilluar.

Ata e dijnë se duhet të bëjnë  më të mirën per ta, që nesër të mos ndihen keq se nuk ditën të bëjnë  detyrën me dashuri.

Eksperienca  ka treguar se atje  ku punohet me seriozitet ka rezultate. Këtyre fëmijeve, i urojmë shëndet e mbarësi, ndërkohë që prindërve, veçmas nënave  që ofrojne dashuri pa kufi, durim e vetëm durim. Shpresojmë  se ndajmë mendimin dhe me edukatorët dhe prindërit se ky aktivitet ka ndihmuar për të krijuar lidhje të reja, për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësi sociale dhe emocionale. Projekti mbështetet nga Ministra për te drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Forgot Password